Zbuloni përse krijohen rrudhat

Shëndetësia

Zbuloni përse krijohen rrudhat

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:11

Me kalimin e moshës rrudhat vazhdojnë të shoqërojnë pamjen e jashtme. Rrudhat e fytyrës tregojnë karakterin e njerëzve.

Ato janë dy llojesh: rrudha të shprehjes së fytyrës dhe rrudhat nga plakja.

Rrudhat vertikale

Quhen rrudha vertikale pasi ndodhen në ballë rreth syve dhe gojës. Të tilla rrudha krijohen në bazë të shprehjeve negative, të tilla si: zemërim dhe habi. Kjo pjesë është shumë e dukshme që në kontakt të parë.

Rrudhat në anët e syve

Rrudhat anash syve janë pjesë e grupit të linjave të shprehjes. Kanë drejtim horizontal dhe janë të lidhura me gëzimin, të qeshurën, mrekullinë dhe shpesh karakterizojnë fytyrat e këndshme.

Rrudhat e “duhanpirsave”

Këto rrudha janë pjesë e grupit të plakjes. Janë dëshmi se si zakonet e jetës të lënë shenjën e tyre. Duhanpiresit kanë këtë karakteristikë rreth buzëve.

Rrudhat e trasha

Rrudhat e trasha krijohen më shumë tek ata persona të cilët janë të ekspozuar ndaj diellit. Në të tilla raste janë të trasha dhe me njolla të lehta. Kontakti me diellin bën që lëkura të humbasë elasticitetin.

Rrudhat poshtë syve

Rrudhat poshtë syve krijohen më shumë nga mungesa e gjumit. Në këtë rast rrudhat janë të shoqëruara me qarqe të errta ose “çanta” nën sy.

Rrudhat e buzëqeshjeve

Rrudhat e buzëqeshjeve jaë të formuara në fund të faqes pothuajse në linjë me buzët. Formohen njësoj si rrudhat e syve, nga dielli si dhe nga qetësia që karakterizon personin.

Rrudhat e plakjes (mollzave)

Rrudhat e mollzave janë pjesë e kategorisë vertikale të plakjes.

Rrudhat horizontale të ballit

Rrudhat horizontale të ballit njihen ndryshe dhe si linjat e ankthit, të cilat krijohen tek personat që përgjithësisht mbajnë merak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat