Luftoni mungesën e hekurit me ushqim

Shëndetësia

Luftoni mungesën e hekurit me ushqim

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:21

Hekuri është shumë i domosdoshëm për burra, gra dhe fëmijë, por sidomos për gratë të cilat sidomos gjatë ciklit kanë shumë nevojë për të.

Por çfarë ka kaq speciale hekuri? Thjesht ai është një element i pazëvendësueshëm për formimin e hemoglobinës e cila çon oksigjenin në gjak. Pra është një mineral pa të cilin nuk bëjmë dot, por që për fat të keq organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë në mënyrë autonome , por as ta asimilojë 100%. Prandaj ne duhet ta marrim atë nëpërmjet ushqimit.

Më poshtë do të gjeni një listë të ushqimeve që përmbajnë heku, por edhe këshilla se si ta absorbojmë atë:

– Të gjitha llojet e leguminozeve (bathë, thjerrëza, fasule etj) janë magazina të vërteta hekuri, sidomos thjerrëzat. Të tjerat janë fasulet, sidomos ato të kuqet dhe më pak qiqrrat dhe bathët.

– Në listën e nderit për përmbajtje të lartë hekuri vijnë frutat e thata. Bajamet, pistakët, arrat, lajthitë etj, kanë përmbajtje të konsiderueshme hekuri. Ato mund të përdoren në sallata, ëmbëlsira, ose si vakt.

– Nëse vitamina C favorizon absorbimin e hekurit, çaji dhe kafja e reduktojnë këtë absorbim. Por për ata që i shijojnë, ju rekomandojmë t’i konsumoni larg vakteve. Kafja pas buke nuk është një ide e mirë kur vjen puna për hekurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat