Kirurgu Sergio Canavero: Brenda dy vitesh mund të bëhet i mundur transplanti i kokës

Shëndetësia

Kirurgu Sergio Canavero: Brenda dy vitesh mund të bëhet i mundur transplanti i kokës

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:03

Transplanti i kokës, nëpërmjet donatorëve mund të bëhet i mundur brenda dy vitesh. Sipas ekspertit Sergio Canavero, kjo lloj teknike mund të shpëtojë jetën e shumë personave të goditur nga kanceri apo sëmundje të tjera nervore e muskulore, që bllokojnë lëvizshmërinë.

Sipas revistës ‘New Scientist’, Canavero do ta bëjë të ditur lajmin në konferencën vjetore të “American Academy of Neurological and Orthopaedic Surgeons” në Meriland të SHBA-së. Neurokirurgu është i bindur se pengesat kryesore që ndalonin transplantin e kokës, si bashkimi i shpinës është kapërcyer falë përparimeve në mjekësi. Projekti mund të finalizohet në vitin 2017. Operacioni u krye për herë të parë në vitin 1970 në SHBA tek një majmun, por pati një shkallë të kufizuar suksesi.

Kafsha nuk mund të lëvizte dhe ajo jetoi vetëm 9 ditë. Canavero konfirmon: “Unë mendoj se tani jemi në një pikë ku aspektet teknike janë të gjitha të realizueshme. Nëse kompania nuk e do, atëherë unë nuk do ta bëj një gjë të tillë. Por nëse kjo do të ndodhë në SHBA apo Europë, nuk do të thotë se kjo nuk mund të bëhet diku tjetër”, tha ai. Prej disa vitesh Canavero e ka shpallur synimin e tij për të vazhduar me këtë lloj transplanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat