Si mund të parandalohet shfaqja e strijave gjatë shtatzënisë?

Shëndetësia

Si mund të parandalohet shfaqja e strijave gjatë shtatzënisë?

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 22:42

Gjatë shtatzënisë është e rëndësishme që të ruhet pesha, të mos teprohet.
Gruaja shtatzënë të mos marrë mbi 13 ose 14 kilogram. Sa më e madhe të jetë pesha, aq më e madhe është prirja për t’u formuar strijat. Jo të gjitha gratë shtatzanë kanë tendencë për të formuar. Ndikojnë ndryshimet hormonale gjatë shtatzanisë. Nuk ka asnjë medikament që mund ta parandalojë nëse femra është e predispozuar.

E kemi hasur edhe në praktikën tonë të punës ku mjaft femra pas lindjes së fëmijës vijnë tek dermatologu dhe thonë që gjatë shtatzanisë kanë përdorur kremra të ndryshëm por sërish u janë bërë strijat.

Edhe literatura thotë se nuk ka asnjë krem që jep siguri për të parandaluar strijat. Studimet e ndryshme kanë konfirmuar se femrat që lindin në moshë të re dhe femrat që lindin fëmijë me peshë të madhe, janë më të prirura. Megjithatë, prirja gjenetike është faktor shumë i rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat