Lëndët ushqyese përgjegjëse për një lëkurë të shëndetshme

Shëndetësia

Lëndët ushqyese përgjegjëse për një lëkurë të shëndetshme

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:32

Pamja e lëkurës tuaj padyshim që është reflektim i shëndetit tuaj në përgjithësi.
Përtej gjenetikës dhe stilit tuaj të jetesës, dieta juaj ushqimore është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që duhet pasur parasysh. Ushqyerja në mënyrë të kujdesshme jo vetëm që do tu bëjë të ndiheni më mirë por do të ndihmojë dhe në evitimin e shfaqjes së puçrrave në lëkurë apo llojeve të ndryshme të infeksioneve të saj. Një dietë ushqyese e pasur do të ndihmojë dhe në evitimin e rrudhave. Disa produkte apo kimikate mund të jenë një zgjidhje e mirë e momentit por është e rëndësishme të dini se ato nuk e zgjidhin problemin që në rrënjë. Konsumimi i ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese na ndihmon të qëndrojmë të shëndetshëm. Mund të themi se lëkura jonë pasqyron mirëqenën tonë të përgjithshme.

Vitaminat A, C dhe E

Vitamina A është thelbësore për të riparuar dhe mbajtur lëkurën e shëndetshme. Vitaminat E dhe C janë antioksidantë te fuqishëm. Prandaj ato ndihmojnë për të reduktuar oksidimin e tepërt të trupit. Vitamina C gjithashtu ndihmon në sintetizimin e kolagjenit, proteinë thelbësore për të pasur një lëkurë të bukur. Vitamina E ndihmon për të luftuar radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e parakohshme të lëkurës. Radikalet e lira janë produkte të kontaminimit, konsumimit të duhanit, ushqimeve të përpunuara dhe ekspozimit në diell. Vitamina A gjendet në shparguj, pjeshkë, spinaq, vezë, patate e ëmbël dhe speca të kuq. Vitaminën C mund ta gjejmë tek brokoli, lakër brukseli, rrush, specat e kuq dhe të gjelbër, borzilok dhe agrume. Disa ushqime qe kanë përmbajtje të lartë të vitaminës D janë bajamet, veza, arra, avokado, shpargujt, fara luledielli, spinaqi dhe ullinjtë.

Omega 3

Këto acide yndyrore esenciale të ndihmojë në riparimin e lëkurës, nuk lejojnë tharjen e saj dhe ndihmojnë në elasticitetin e saj. Omega 3 ndihmon dhe në kurimin e inflamacioneve të lëkurës si ekzema.Duke qene se trupi nuk i prodhon vetë këto acide yndyrore atëherë është e domosdoshme që këto të inkorporohen nëpërmjet konsumimit të ushqimeve si peshku, arrat, dhe farat e lirit .

Seleni

Përbërja e fuqishme antioksidante e këtij minerali ndihmon në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës. Seleni do të ndihmojë në parandalimin e akneve, dhe nxit përthithjen e vitaminës E. Ushqimet me përmbajtje seleni janë : arra, gruri, qepa dhe orizi ngjyrë kafe.

Zinku

Ky mineral ndihmon në riparimin e indeve të dëmtuara dhe shërimin e shpejtë të plagëve të lëkurës. Zinku mbron gjithashtu lëkurën nga rrezet ultravjollcë. Aknet shfaqen pikërisht nga mungesa e zinkut në organizmin tuaj. Disa nga ushqimet që kanë përmbajtje zinku janë: farat e kungullit, xhenxhefili, perimet, kërpudhat dhe produktet krunde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat