Pini birrë! Lufton demencën

Shëndetësia

Pini birrë! Lufton demencën

Më: 31 janar 2015 Në ora: 00:15

Ata që konsumojnë birrë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga demenca, kështu sugjeron një studim i fundit.

Birra ndikon në ngadalësimin e demencës.

Shkencëtarët kanë zbuluar një përbërës te birra cili ngadalëson zhvillimin e sëmundjeve si Alzheimer apo Parkinsoni.

Në eksperimentimet laboratorike shkencëtarët zbuluan se ksantohumoli, përbërës i birrës, mbron qelizat e trurit nga dëmtimi oksidativ i cili shkakton demencën.

Studimi nxorri si rezultat që personat që konsumojnë në mënyrë të rregullt birrë janë më të mbrojtur nga sëmundjet neurologjike.

“Xn, ose ksantohumoli ka një sërë cilësish mbrojtëse të shëndetit. Ai mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet inflamatore, kanceri por edhe nga sëmundjet neurologjike siç është Parkinsonmi dhe Alzheimer”, tha Jianguo Fang, profesor në Universitetin Lanzhou në Kinë i cili ishte drejtues i këtij studimi.

Pra këshilla në këtë rast do të ishte, pini birrë, iu mban të shëndetshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat