Efektet e shëndetshme të spinaqit

Shëndetësia

Efektet e shëndetshme të spinaqit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:09

Spinaqi është një bimë jeshile ngrënëse e cila ka shum efekte pozitive në shëndetin tonë. Ai përmban shumë materiale ushqyese që i vijnë në ndihmë shëndeti tonë sidomos gjatë shtatorit që është dhe periudha kur ai është i freskët.

Më poshtë janë shënuar disa arsye se pse ai është bima më e shëndetshme.

Një formë të mirë fizike
Një filxhan me spinaq përmban rreth 20 për qind fibra dietale të cilat ndihmojnë funksionin e tretjes, parandalojnë kapsllëkun dhe mbajnë të ulët nivelin e sheqerit në gjak.

Në luftë kundër kancerit
Studimet kanë zbuluar se redukton rrezikun nga kanceri për, madje 34 për qind. Vitaminat A dhe C, fibrat, acidi folik, magnezi dhe 13 flavonoide të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër kancerit, veçanërisht atij të zorrës së trashë, mushkërive dhe të gjirit, ndërsa është dëshmuar se është jashtëzakonisht efikas në parandalimin e kancerit agresiv të prostatës.

Antioksidues natyral
Vitamina C dhe E, beta-karotina, magnezi dhe zinku që përmban spinaqi, shërbejnë si antioksidues të fortë që luftojnë kundër osteoporozës, arteriosklerozës dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Mbron shikimin
Spinaqi është i mbushur me luteinë, e cila përbën një pjesë të madhe të pigmentit të syve. Si antioksidues ka veprim të fortë mbrojtës në makulë. Megjithatë, me kalimin e viteve reduktohet sasia e luteinës në molekulë dhe për këtë arsye spinaqi mund të jetë i një dobie të madhe për mbrojtje të shikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat