Sytë zbulojnë gjendjen e trupit tuaj

Shëndetësia

Sytë zbulojnë gjendjen e trupit tuaj

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:57

Romantiket pohojnë se sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekë thonë se sytë e zbulojnë gjendjen shëndetësore.

Zhdukja e vetullave tregon në problemet me gjëndrat tiroide, sytë e "lagësht" paraqesin infeksione, të bardhet e syve me ngjyrë të verdhë për problemet me mëlçinë, ndërsa ndjeshmëria në dritë çrregullimet në imunitet.

Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjer të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri të sëmundjet kardiovaskulare.

Bebëzat e çrregullta - Bebëzat përndryshe janë simetrike, të njëjta në madhësi dhe reagojnë në mënyrën e njëjtë në kontakt me diellin. Në rastin kur njëra bebëz është më e madhe ose me vogël se tjetra mund të tregoj për një problem mjekësor. Ekspertet pohojnë që njerëzit me bebëza të ndryshme kanë rrezik më të madh nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.

Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë - Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullim kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cili dëmton funksionimin e gjëndrave në sy dhe gojë.
Kjo sindrome më së shpeshti prek femrat në të 40-at me sëmundjet autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi. Përveç kësaj sytë e thate shpesh janë edhe tek femrat ne te 50-at për shkak te ndryshimeve hormonale, pohon Benjamin.

Sytë e mjegulluar - Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një operacion të thjeshtë. Kjo sëmundje është karakteristike për njerëzit me të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më së shpeshti është efekt anësor i diabetit, tumoreve dhe ilaçeve.

Kruajtja - Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve me së shpeshti është pasoje e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake por edhe grimcave të ajrit.
Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit. Gjatë gjumit lëngu natyral rrjedh nëpër trup, por mungesa e gjumit shkakton mbajtjen në zonën rreth syve, për ç’shkak edhe sytë janë të fryre dhe të kuq, shpjegon Benjamin.

Unaza gri - Nëse rreth iridës shfaqet unaza gri, kjo mund të jetë shenjë e arcus senilis, respektivisht në kolesterol dhe trigliceride të larta, acide yndyrore nga gjaku, të cilat lidhen me rrezikun më të madh nga sëmundja e zemrës dhe sulmi në tru.

Zhdukja e vetullave - Është shume normale qe vetullat te rrallohen me kalimin viteve, por zhdukja e një pjese të vetullës është shenjë që ka probleme me gjëndrat tiroide, hipertireoze (tiroidet shume aktive) ose hipotireoze (puna e reduktuar e tiroideve).

Sytë duken të lëngshëm - Sytë e tillë tregojnë për infeksion, më së shpeshti atë virusal, por nëse syri duket ngjitës, fjala është për infeksion bakterial. Nëse ju turbullohet edhe shikimi, kjo mund të sugjeroje në sindromën e shikimit kompjuterik, respektivisht stresit të rritur për shkak te kontrastit të dobët të ngjyrave në kompjuter.

Tufezat e verdha - Ksantelazma ose pjeset e verdha ne kapaket e syve paralajmerojne qe niveli i kolesterolit ne gjak eshte shume i larte. Pervec kesaj, hulumtimet e meparshme kane vertetuar qe meshkujt me ksantelazme kane rrezik me te larte nga semundjet e zemres.

Syte e skuqur - Syte e skuqur dhe enet e pelcitura te gjakut jane shenje e tensionit te larte i cili rrit rrezikun nga sulmi ne tru.

Syte e verdhe - Nese e bardha e syve eshte e verdhe ne vend se e bardhe, sic edhe duhet te jete, kjo mund te jete shenje e verdhezes, problemeve me melci dhe temth. Menyra me e lehte qe te shikohet me te vertete gjendja e organizmit jane analizat e gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat