Problemet që zgjidh domatja

Shëndetësia

Problemet që zgjidh domatja

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:40

Të pasura me vitamina dhe minerale janë klasifikuar në rendin e perimeve më të shëndetshme dhe duke pasur një shije të shkëlqyeshme i përdorim me shumë ëndje në tryezat tona.

Pra domatja me siguri mund të ju ndihmojë në përpjekjet tuaja për kujdes dhe zbukurim.

Ja si të veproni!
Ajo mund të shërbejë si një maskë e shëndetshme për fytyrë. Përzieni një domate dhe një avokado dhe masën nga përzierja e tyre aplikojeni në fytyrë. mbajeni në lëkurë për rreth 20 minuta, pastaj e shpërlani me ujë. Nëse jeni alergjik në domate mos veproni ashtu.

Domatja është e mirë për të ngushtuar poret. Merrni një lugë gjele me lëng domate të freskëta dhe tre pika më lëng bliri. Përzieni ato edhe me një leckë pambuku e shpërndani në tërë fytyrën. Lëreni masën e përzier të veproj në fytyrë për 10 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë.

Domatja redukton puçrrat dhe gjurmët e tyre në fytyrë. Thjeshtë masën e butë të domates vendoseni në zonën problematike dhe e mbani për rreth 30 minuta. pas trajtimit shpërlajeni fytyrën. Veproni ashtu dy javë pandërprerë në mënyrë që rezultatet të jenë evidente.

Shpëtoni nga lëkura e yndyrshme me ndihmën e domates. Në të njëjtën mënyrë si i trajtoni puçrrat në fytyrë. Domatja përmban vitamina A dhe C, të cilat japin një efekt të mirë në lëkurë. Pas trajtimit shpërlajeni fytyrën dhe domosdoshmërisht aplikoni hidratues në fytyrë.

Kur verën e ardhshme djegeni nga dielli, përzieni kosin me domate dhe aplikojeni në zonat e dëmtuara të lëkurës. në atë moment do të ndiheni më mirë.
A dëshironi lëkurë të shkëlqyeshme brenda 15 minutave? Përzieni lëngun e domates më pak mjaltë dhe pastaj vendoseni masën e përzier në fytyrën tuaj. le të veproj disa minuta pastaj shpërlajeni.

Domatja iu ndihmon edhe atyre që kanë flokët e thata dhe maje të djegura. Pasi t'i lani flokët me shampon, aplikoni lëng domate në flokë dhe në lëkurën e kokës. Shpërlajeni mirë dhe e leni të veprojë përreth pesë minuta. pastaj shpërlani flokët mundësisht me ujë të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat