Vërtetohet shkencërisht: Marihuana nuk e dëmton trurin!

Shëndetësia

Vërtetohet shkencërisht: Marihuana nuk e dëmton trurin!

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:27

Rezultatet e disa hulumtimeve të mëparshme kanë treguar se tymosja e marihuanës ndikon në tru dhe në fizikun e njeriut.

Megjithatë, ky ishte vetëm një supozim dhe nuk ishte shkaktari kryesor.

Sipas studimit më të fundit, rezultatet zbuluan se pirja e marihuanës çdo ditë nuk ndikon as në formën, as në madhësinë e trurit.

Kështu, truri nuk pëson ndryshime fizike shkaku i konsumimit të marihuanës, madje as te adoleshentët.

Duke parë se është një trend në rritje i njerëzve që tymosin marihuanë është e rëndësishme të dihen të gjitha rreziqet që lidhen me këtë produkt, në mënyrë që legalizimi i saj i mundshëm të mund të justifikohet duke u bazuar në prova shkencore.

Studimet e mëparshme kanë treguar rezultate të ndryshme që varionin nga sondazhi në sondazh.

Madje disa kanë argumentuar se përdorimi i marihuanës zvogëlon në masë të madhe trurin apo redukton koeficientin e inteligjencës - IQ, por asnjëri prej tyre nuk ishte vërtetuar shkencërisht.

Në mënyrë që të zbulohet e vërteta, shkencëtarët kanë hartuar një studim të mirë-kontrolluar, i cili do të shqyrtoj efektet e përdorimit të përditshëm të marihuanës në tru, si te të rriturit, ashtu edhe te adoleshentët.

Konkretisht, studimi u bë duke krahasuar trurin e përdoruesve të marihuanës dhe atyre që nuk e përdorin.

Studimi përfshiu 58 të rritur, 29 përdoruesit të marihuanës dhe 29 që nuk e përdorin, si dhe 100 adoleshentë, 50 përdorues dhe 50 që nuk tymosin.

Është e rëndësishme se studiuesit morën parasysh faktorët e tjerë që mund të ndikojnë në tru – moshën, depresionin, përdorimin e duhanit dhe alkoolit.

Pas skanimit të trurit të të gjithë pjesëmarrësve dhe kryerjen e analizave statistikore, nuk u gjet asnjë ndryshim në peshë apo në formën e densitetit të indeve të trurit në rajonet e vëzhguara - amigdala, hipokampus dhe tru të vogël.

Sigurisht, ky studim kishte edhe kufizimet e saja. Nuk u morën parasysh edhe faktorët socio-ekonomik, kohëzgjatja e tymosjes së marihuanës dhe shumë faktor të tjerë.

Por, ky studim është më i gjerë dhe më i saktë se të mëparshmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat