Kura e duhur për një metabolizëm të shpejtë

Shëndetësia

Kura e duhur për një metabolizëm të shpejtë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:42

Për të përshpejtuar metabolizmin dhe për një shëndet më të mirë, është e rëndësishme që të përdorni sa më shumë produkte natyrale. Një ndër këto receta është dhe ajo e cila është e përbërë nga kanella dhe karafili.

Kjo është një recetë shumë e lehtë për tu përgatitur, si përbërës kryesor të saj na nevojiten; 2 shkopinj kanellë, 30 gramë karafil dhe 5 litra ujë.

Kanellën dhe karafilin i vendosni në ujë dhe le të qëndrojnë ashtu në frigorifer për 4-5 ditë. Merrni 1 decilitër të këtij ilaçi (mund ta përzieni para se ta pini) në lukth të zbrazët. Kur t’ju mbesin vetëm 4 decilitra të këtij ilaçi, mund të filloni me përgatitjen e dozës tjetër.

Pasi që të keni konsumuar të tri shishet, bëni një pauzë prej 15 ditësh dhe sipas nevojë mund ta përsëritni tretmanin.

Kanella mes tjerash, ka aftësinë e rregullimit të sheqerit në gjak, ndikon kundër infeksioneve me kërpudha, pakëson fryrjet në bark dhe është një antioksidues i hatashëm. Karafili nuk mbetet më pas fare kur bëhet fjalë për vetitë e tij shëruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat