Ja se si mund të mbrohen sytë

Shëndetësia

Ja se si mund të mbrohen sytë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 23:52

Syzet e errëta të diellit shpesh janë dhe preferenca më e mirë për shumë njerëz të cilët mendojnë se është mënyra më e mirë për të mbrojtur sytë nga dielli.
Sipas ekspertëve të syve në qendrën mjekësore Weill Cornell të Presbyterian Hospital në New York thonë që tek blerja e syzeve të kontrollohet shkalla e mbrojtjes nga rrezet ultra vjollce.

Mbrojtja UV dhe syzet rekomandohen gjatë tërë vitit gjatë ditës, madje edhe në ditët me ré indeksi UV mund të jetë mjaft i lartë.

Syzet duhen të sigurojnë më shumë se 95 për qind të mbrojtjes UV, dhe në mënyrë ideale 100 për qind – që ndonjëherë shënohet në syze si UV400.

Ekspertët këshillojnë që;

Syzet që mbulojnë tërë pjesën rreth syve, ose të përdorni një kapelë me strehë të paktën 3-inç që të mund të bllokojë rrezet e diellit mbi kokë.

Mbani syze dielli edhe pse mbani thjerrëza kontakti. Njerëzit që mbajnë thjerrëza kontakti që ofrojnë mbrojtje UV përsëri duhet të mbajnë syze dielli. Syzet e diellit ndihmojnë për parandalimin e efektit të tharjes që e kanë shumica e bartësve të thjerrëzave të kontaktit, që shkaktohet nga era.

Sytë e fëmijëve nuk kanë aftësi për të bllokuar rrezet UV sikurse as të të rriturve. Për mbrojte më të mirë, kërkoni syze me mbrojtje UV për fëmijët tuaj.

Fëmijët e vegjël gjithmonë duhet të jenë larg ekspozimit direkt ndaj diellit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat