Dylli i bletës anti infeksion

Shëndetësia

Dylli i bletës anti infeksion

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:21

Dylli i bletës është një lëndë me ngjyrë të verdhë dhe aromë të këndshme.

Këtë dyllë e prodhojnë bletët punëtore nga gjëndrat e dyllit që gjenden në pjesën e poshtme të barkut të tyre dhe që e përdorin për ndërtimin e hojeve.

Përbërësit e dyllit të bletës: Përzierje esterash, ceroline, hidrokarbonatesh dhe ngjyrash. Përmban gjithashtu rreth 5% polen dhe propolis, si dhe lëndë aromatike të cilat i japin dyllit ngjyrën e veçantë dhe aromën e këndshme.
Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:
1. Anti infeksion (lufton infeksionin kronik të zgavrave të hundës,
sinusitin, infeksionin e fytit,kraharorit, kordave të zërit,
tejzave, nulleve -mishit të dhëmbëve dhe të sistemit tretës.
2. Zbutës dhe lehtësues, prandaj është i dobishëm për rastet e kapsllëkut dhe të çrregullimeve në sistemin tretës.
3. Në kozmetikë: përdoret për prodhimin e kremrave, buzëkuqve, maskave, sapunëve dhe heqësve të qimeve.
Rëndësia e vërtetë e dyllit të bletës qëndron në faktin se ai përmban shumë lëndë të tjera.
Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të dyllit të bletës:
Dylli i bletës përmban një sasi propolis dhe poleni, prandaj ata njerëz që kanë alergji nga këto lëndë duhet të mos e përdorin atë në sasi që i dëmton.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Duke marrë një lugë dyllë blete bashkë me mjaltë dhe ta përtypësh nëpër gojë së paku për 10 minuta,dhe më e preferuar është që të përcillet pak nga pak.
Ruajtja dhe rezervimi:
Dylli i bletës ruhet në temperaturën e dhomës dhe larg dritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat