Dieta e duhur për njerëzit e shëndetshëm

Shëndetësia

Dieta e duhur për njerëzit e shëndetshëm

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:21

Frutat gjithmonë janë të njohura për vetitë e tyre të shëndetshme që kanë për organizmin tonë, sidomos kur bëhet fjalë për mollën, limonin dhe portokallin. Pavarësisht faktit që ne themi se jemi të shëndetshëm dieta është e rekomandueshme në çdo rast.

Është e rëndësishme që të paktën një muaj rresht, por edhe vijimësisht në mëngjes konsumohet gjysmë gote uji e mbushur me lëng limoni, i cili pihet ngadalë dhe pak i ngrohur.

Në drekë pihet çaj i përgatitur nga lëkurët e mollëve, si dhe hahet një sasi e këtyre lëkurëve e përzier me një lugë gjelle mjaltë.

Pas rreth dy orësh konsumohet një sasi prej 50g marmalatë molle dhe një sasi tjetër lëkurësh të ziera, të përziera me një lugë mjaltë.

Kjo kurë sjell gjendje të shkëlqyer fizike dhe rekomandohet gjithashtu nga personat që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë, reumatizma apo pleqëria e parakohshme.

Kjo është një dietë mbrojtëse e cila ju ndihmon për të qëndruar sa më larg problemeve të ndryshme që mund të prekin organizmin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat