Mënyrat e duhura për të pasur dhëmbë të bardhë

Shëndetësia

Mënyrat e duhura për të pasur dhëmbë të bardhë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:28

Dhëmbët kërkojnë një kujdes të veçantë nga ana jonë, në çdo moment ne duhet qw tw kujdesemi pwr tw pasur dhëmbë sa më të bardhë dhe të shëndetshëm. Disa nga këshillat pwr dhëmbë të bardhë janë;

Mos përdorni sode buke
Soda bukës mund të jetë një pastrues shume i talentuar për shtëpinë tuaj, por jo për dhëmbët, pasi është një gërryes, do të thotë se do të ndihmojë për të hequr njollat, por gjithashtu mund të jetë e dëmshme.

Eleminoni pijet energjike
Qëndroni sa me larg nga pijet energjike, pasi acidi qe ato përmbajnë ka efekte shume negative aq me tepër qe dhembet tuaj “bëjnë banje acidi” ndërsa ju konsumoni këto pije. Pirja e këtyre pijeve nëpërmjet një pipe mund të mbrojë dhëmbët tuaj.

Ndërroni furçën e dhëmbëve
Një buzëqeshje e bardhë mund të jetë më e lehtë duke hedhur poshtë furçën tuaj të vjetër të dhëmbëve. Sipas Dr. Glosman, “Zëvendësoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, ose atëherë kur shihni se fijet plastike te furçës fillojnë të përkulem.”

Lani me furçën e dhëmbëve dhe gjuhën tuaj
Larja me furçë e gjuhës tuaj nuk është vetëm për të pasurit një frymëmarrje të freskët. Dr. Glassman thotë se ajo gjithashtu mund të ndihmojë parandalimin e errësimit te dhëmbëve. Gjuha juaj akumulon baktere, të cilat mund të lënë njolla ne dhembet tuaj.

Shpëlani gojën me uthull mollë
Ndërsa kjo nuk është aq efektive sa të tjerat, nga trajtimet më të zakonshme për çngjyrosje, kjo është një mënyrë e natyrshme dhe organike për të mbajtur një buzëqeshje të shëndetshme. Dr. Glassman rekomandon shpëlarje te gojës me përbërje me te madhe ujë dhe përbërje me të vogël uthull molle, mbajeni përzierjen për rreth një minute ne gojë.

Hani fruta të paprera dhe perime
Ngrënia e frutave, perimeve, dhe ushqimeve të tjera te pa prera është e mirë për trupin tuaj dhe dhëmbët tuaj. Dr. Glosman thotë se të hani arra, karrota dhe mollë te paprera, dhe lulelakër mund të ndihmojë për të mbajtur dhëmbët tuaj të pastër duke hequr njollat sipërfaqësore.

Shpëlani gojën me ujë pasi të hani portokall
Edhe pse ato janë shume te mira për vitaminën C, fruta të tilla si limon dhe portokall, përmbajnë acid që gërryen smaltin e dhëmbëve.

Sigurohuni që të shpëlani gojën me ujë menjëherë pasi të hani këto fruta për të hequr acidin shkatërrues nga dhëmbët tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat