Gjendet shërimi nga alergjia vdekjeprurëse e kikirikut

Shëndetësia

Gjendet shërimi nga alergjia vdekjeprurëse e kikirikut

Më: 29 janar 2015 Në ora: 07:39

Hulumtuesit australianë kanë gjetur një kurë të mundshme për njerëzit të cilët kanë alergji potencialisht vdekjeprurëse nga kikiriku.

Studimi me bazë në Melbourne është transformuar tashmë në jetën e shumë fëmijëve të cilët morën pjesë në trajtimin klinik.

Hulumtuesit nga Instituti Hulumtues i Fëmjëve Murdoch u dhanë rreth 30 fëmijëve alergjikë një dozë ditore të kikirikut me proteina dhe kikirikut probiotik në një sasi në rritje gjatë një periudhe 18-mujore.

Probiotiku i përdorur në studim ishte "Lactobacillus rhamnosus" dhe doza ishte ekuivalente me ngrënien e rreth 20kg kos çdo ditë.

Në fund të gjithë studimit, 80% e fëmijëve kishin ngrënë kikirik pa ndonjë përkeqësim.

“Shumë fëmijë dhe familje besojnë se kjo ka ndryshuar jetën e tyre, dhe tashmë ata janë më të lumtur dhe ndjehen më të lehtësuar”, thotë hulumtuesi Mimi Tang.

“Këto gjetje sigurojnë hapin e parë të rëndësishëm drejt zhvillimit të një kure për alergjitë e kikirikut dhe ndoshta edhe alergjive të tjera ushqimore”, shtoi ai.

Rreth tre në njëqind fëmijë në Australi vuajnë nga alergjia e kikirikut. Alergji të këtillë ka edhe në Kosovë. Sipas këtij studimi, mësohet se kosi ndihmon në lehtësimin e alergjisë.

“Për momentin, ky trajtim mund të merret vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve, si pjesë e një gjykimi klinik”, tha ai në fund të studimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat