Uji gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Uji gjatë shtatzënisë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:14

Këshillës të cilës duhet përmbajtur është që të dëgjoni trupin tuaj dhe nevojat e tij dhe të keni kujdes ti përmbaheni sasisë së udhëzuar të konsumit të lëngjeve ditore (në mes të 1.8 l – 2.5 l në ditë), në mënyrë që të mos dehidroni apo që të mos konsumoni më tepër lëngje se që duhet.
Uji është me rëndësi jetësore për shtatzani të shëndetshme, megjithatë sasitë e mëdha mund të jenë të rrezikshme. Konsumimi i tepërt i ujit, mund të ‘shpërlajë’ të gjitha materiet ushqyese nga organizmi, veçanërisht elektrolitet, para se ato të absorbohen.

Sasia e pamjaftueshme e elektroliteve në organizëm mund të ndikojë në funksionimin e parregullt të zemrës, gjë që paraqet rrezik për nënën dhe foshnjen në bark.

Simptomet më të shpeshta në rastet e tejkonsumit të lëngjeve janë marramendja, neveria, apatia, konfuzioni, të cilat lajmërohen edhe tek dehidrimi.

Arsyet se përse keni nevojë të shtuar për ujë mund të jenë joserioze, por edhe mund të tregojnë që keni problem serioz.

Është shumë normale të ndjeni etje më të madhe për ujë gjatë muajve të verës kur jashtë është shumë nxehtë apo pas aktiviteteve fizike, shujtës…Megjithatë, etja e madhe për ujë të cilën nuk mund ta qetësoni pa marrë parasysh se çfarë sasie konsumoni, mund të jetë një ndër shenjat e diabetit. Për këtë do të ishte më mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të bëni të gjitha analizat e kërkuara, në mënyrë që të vërtetohet niveli i sheqerit në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat