Mësoni fëmijët që të mbrohen nga mikrobet

Shëndetësia

Mësoni fëmijët që të mbrohen nga mikrobet

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:52

Këto janë disa mësime që duhet t’ja mësoni fëmijës tuaj që të mbrohet nga mikrobet
Të lahen duart në kohë strategjike

Mësojini fëmijët tuaj të lajnë duart para ngrënies, pas shkuarjes në banjo, pas ledhatimit të ndonjë kafshe, ose pas lojës jashtë.

Pastrimi duarve me ujë e sapun

Bëni larjen e duarve në mënyrë të drejtë. Me ujë dhe sapun, duhen vetëm 20 sekonda, që të mbytni mikrobet që duhen mbytur.

Mbaj një pastruese duarsh

Mbani një shishe sanitarie për duar me vete, gjatë vizitës në terrene sportive, në supermarkete, dhe vende të tjera, ku nuk keni qasje në lavaman. Sigurohuni që të mbuloni çdo pjesë të dorës, duke përfshirë pjesën nën thonjtë, nëse është e mundur.

Trajtoni lëndimet me pajisje të përshtatshme

Pastroni plagën me sapun dhe ujë. Trajtojeni me krem antibakterial, vendosini një fashë dhe ndërroni fashën çdo ditë, derisa të shërohet plaga.

Lecka dhe detergjenti

Nëse dikush në shtëpinë tuaj është i sëmurë, merrni mundimin për të pastruar teledirigjuesit e TV-së, lodrat dhe sendet e tjera, që i prekin fëmijët gjatë gjithë ditës. Përdorni një leckë adekuate për pastrimin e shtëpisë dhe përgatiteni vet detergjentin për pastrim, duke kombinuar 1 lugë gjelle me zbardhues, me 1 kuart (4 gota) ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat