Doni të jetoni gjatë? Ja çfarë duhet të bëni

Shëndetësia

Doni të jetoni gjatë? Ja çfarë duhet të bëni

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:18

Jetëgjatësia e njeriut lidhet shumë me aktivitetin fizik të tij dhe ushqyerjen. Për të patur një jetë të gjatë, duhet që të keni një masë të madhe muskulore, një nivel konstant të tensionit të gjakut, temperaturës së trupit dhe shumë faktorë të tjerë, si këto të mëposhtëm:

1. Masa muskulare – Përdore ose harroje! (Një pjesë e mirë e të moshuarve vdesin nga sarkopenia – mungesa e muskujve). Mungesa e muskujve rrit me 230% rrezikun e vdekjes.

2. Forca muskulare. Provoni të bëni minimumi 10 pompa!

3. Metabolizmi. Në rastin e jetëgjatësisë metabolizmi "i avashte" është më i mirë!

4. Përmbajtja e trupit në dhjam. Teprica e dhjamit, sidomos në bark, të plak dhe të vret para kohe.

5. Kapaciteti aerobik. Sa më i vogël kapaciteti i ajrosjes së mushkërive, aq më e shkurtër jeta. Provoni të fryni një tullumbace!

6. Sheqeri në gjak. Qoftë një rritje e lehtë e sheqerit mund të rrisë me 30% shanset e vdekjes nga çdo arsye.

7. Raporti kolesterol i keq/kolesterol i mirë, duhet të jetë sa më i ulët!

8. Hipertensioni të plak, luftojeni.

9. Densiteti i kockave. Kockat e forta na mbajnë të rinj. Mjaftojnë dy javë shtrirë në krevat dhe humbasim 1% të masës sonë kockore.

10. Rregullimi i temperaturës së trupit. Aftësia e mbajtjes së një temperature konstante është tregues mirëqenieje fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat