Fiku fruti ideal kundër lodhjes

Shëndetësia

Fiku fruti ideal kundër lodhjes

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:45

Fiku është një frut i cili shquhet si një ndër më të vjetërit në botë. Ai është i pasur me proteina, sheqer, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C, duke u cilësuar si një frut ideal kundër lodhjes.

Fiqtë kanjë një rol të rëndësishëm në vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun. Për këtë përdorim merrni dhjetë kokrra fiq dhe futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndënjura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët.

Gjithashtu fruti i fikut mund të përdoret për të luftuar infeksione të ndryshme si të ftohtit dhe dhimbjet e fytit.

Në këto raste 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë, dhe më tej pasi të jenë lënë për 15 minuta, piheni qumështin dhe hani disa kokrra fiq.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë për tju shmangur disa problemeve që është e thjeshtë ti eleminoni përmes frutit më të vjetër fikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat