Ja si të heqim njollat në fytyrë

Shëndetësia

Ja si të heqim njollat në fytyrë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:26

Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për të gjithë femrat. Mënyra më e mirë është që ne të gjejmë një zgjidhje larg salloneve të kozmetikës. Ka shumë produkte ushqimore që ju ndihmojnë ër të pasur një fytyrë sa më të pastër. Maska që mund të përdorim janë;

Maska kundër akneve
Nëse dëshironi që në mënyrë të shpejtë dhe t’i hiqni qafe aknet, atëherë hudhra është zgjidhja juaj. Krejt çfarë ju nevojitet është thelbi i hudhrës, të cilin duhet ta vendosni në vendin ku keni akne. Këtë e bëni disa herë brenda ditës.

Lëngu i limonit
Është i domosdoshëm përdorimi i lëngut të freskët, por i shtrydhur, dhe më pas atë lëng ta vendosni në lëkurë. Pos se largon aknet, limoni ka edhe shumë ndikime pozitive. Pakëson infeksionet dhe dukshmërinë e njollave, por gjithsesi se përmirëson tenin.

Soda e bukës
Përzieni ujin dhe sodën e bukës, ndërsa përzierjen e vendosni në njolla. E lini përzierjen të ndikojë për një kohë të caktuar e më pas pastroni maskën me ujë të vakët. Pas kësaj maske, lëkura e fytyrës tuaj është e butë. Rezultati i këtij tretman varet nga lloji i lëkurës, por nëse e vëreni se nuk ka efekt, atëherë provoni diçka tjetër.

Kos dhe mjaltë
Së pari ngrohni një lugë me mjaltë, për ta përzier më pas me një lugë jogurt natyral, me yndyrë mesatare. Masën e gatshme e vendosni në akne dhe e lini të ndikojë për 10- 20minuta, e më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Këto janë maska të lehta për tu përgatitur dhe mënyra më e mirë natyrzle për të mbrojtur fytyrën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat