Efektet kuruese të rrushit të thatë

Shëndetësia

Efektet kuruese të rrushit të thatë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:22

Rrushi i thatë është një produkt me përmbajtje polyphenolic phytonutrients, që ndihmon për shëndetin okular. Ai është një produkt që përtej shijes që ka është dhe një mënyrë e mirë për të luftuar një sërë sëmundjesh.

Sipas studimeve rezulton se ai mund të shërojë disa lloje sëmundjesh të ndryshme si qetësimi i organizmit, anemisë, etheve, dobësisë seksuale. Disa ng efektet më të mëdha që ka rrushi i thatë janë;

Sëmundjet
Një prej shqetësimeve që u jep zgjidhje rrushi i thatë është edhe kapsllëku, për të cilin kur hahet, rrushi fryhet, pasi fibra që është prezente në të në formë të tharë thith ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Shtimi i peshës
Rrush i thatë, sikurse të gjitha frutat e tjerë të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë, dhuron shumë energji. Kështu, pra, ato formojnë pjesën ideale të dietës si te atletet të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë pa akumuluar kolesterol.

Acidi
Acidosis është gjendja e rritjes së acidit në gjak apo i gazrave në sistemin e frymëmarrjes. Kjo është shumë e dëmshme për trupin, pasi mund të nxisë një numër problemesh, si ato të lëkurës dhe dëmtim të organeve të brendshme, artritis, cermes, gurëve në veshkë, rënien e flokëve, sëmundjen e zemrës, tumoreve e gjithashtu edhe kancerit.

Anemia
Rrushi i thatë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit, i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë anëtarë të vitaminës B kompleks, të cilët janë esenciale për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Kockat
Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të thatë, rrushi i thatë është gjithashtu burimi më i mirë i borit, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël në krahasim me materiet e tjera ushqyese) që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit.

Por është veçanërisht i dobishëm në parandalimin e osteoporisis që nxitet nga menopauza tek gratë dhe është shume i dobishëm për eshtrat dhe nyjet.

Sytë
Rrush i thatë përmban polyphenolic phytonutrients, të cilët kanë përbërës antioksidues dhe janë shumë të mirë për shëndetin okular (shikimin), pasi mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikur degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj.

Dhëmbët
Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemial-et prezent në rrush të thatë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirrimit) të dhëmbëve etj. Veç kësaj, rrush i tharë është shumë i pasur me kalcium, i cili është shumë i dobishëm për shëndetin dental, pasi parandalon thyerjen e dhëmbëve dhe smaltit dhe i bën ata më të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat