Ja si mund të shmanget ngërçi i muskujve

Shëndetësia

Ja si mund të shmanget ngërçi i muskujve

Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:19

Muskujt janë ele,mentë që ne shpesh nuk e kuptojmë dhe se ku mund të kemi dhimbje. Ekzistojnë disa shkaqe kryesore që ndikojnë në dhuimbjen e muskujve si; dehidrimi, gjendja e dobët fizike, mungesa e lëndëve ushqyese etj.

Muskujt e pulpave të këmbëve më së shpeshti bien pre e dhimbjeve të tmerrshme, ndërsa, për t’i parandaluar këto dhimbje mund t’i përdorni ilaçet e mëposhtme natyrale.

Pini shumë lëngje. Konsumimi i lëngjeve është shumë i rëndësishëm për parandalimin e dhimbjeve të muskujve, megjithatë, duhet të keni kujdes të mos përdorni lëngje që përmbajnë sasi të lartë të sheqerit.

Merrni tableta të vitaminave. Ngërçet që shkaktohen nga mungesa e mineraleve dhe vitaminave mund të parandalohen përmes marrjes së tabletave që përmbajnë sasi të madhe të vitaminave, zinkut dhe magnezit.

Masazhimi i pjesës së goditur nga ngërçi është një metodë e përshtatshme për largimin e dhimbjes që shkaktohet si pasojë e tij. Masazhin mund ta bëni vetë, ose të kërkoni ndihmë nga dikush tjetër.

Trajtimi me akull, në mënyrë që muskuli të çlirohet.
Pickimi i buzës. Sa herë që ndonjë muskul i trupit tuaj goditet nga ngërçi apo spazma, është e rëndësishme që ta kapni buzën e epërme me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Kjo metodë do t’ju çlirojë përkohësisht nga dhimbjet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat