Shtatzëna, mos flini në shpinë – është e rrezikshme

Shëndetësia

Shtatzëna, mos flini në shpinë – është e rrezikshme

Më: 28 janar 2015 Në ora: 12:40

Femrat shtatzënë që flenë në shpinë kanë pesë herë rrezik më të madh që në jetë të sjellin fëmijë të kequshqyer ose të vdekur, ka treguar studimi i kryer në kohën e fundit.

Për t’u reduktuar rreziku në shtatzëni, mjekët kanë këshilluar nënat e ardhshme që nëse flenë në shpinë të ndryshojnë pozitën.

“Nxitja e femrave shtatzënë që flenë në shpinë për të ndryshuar pozitën gjatë gjumit është me të vërtetë qasje e thjeshtë dhe e lehtë për të reduktuar numrin e fëmijëve të lindur të vdekur”, ka thënë autori i studimit Louise O'Brien nga Universiteti Michigan, përcjell “Daily Telegraph”.

Studimi është kryer në Afrikë dhe Zelandë te Re, me anketimin e femrave menjëherë pas lindjes.

Kështu, fjetja në shpinë te femrat shtatzëna çon deri te shtypje dhe kompresimi i mitrës në venën e madhe të barkut, që parandalon kthimin e gjakut në zemër dhe mushkëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat