Ministri Rrahmani priti Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Laila Omar Gad

Shëndetësia

Ministri Rrahmani priti Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Laila Omar Gad

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:57

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot në takim shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Laila Omar Gad.

Në takim u bisedua për format e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës UNICEF, veçanërisht në aspektin e reformës shëndetësore dhe ndihmën që mund të ofron UNICEF-i në këtë drejtim.
Ministri Rrahmani, tha se është i njoftuar për ndihmën e madhe të deritanishme të UNICEF-it, për shëndetësinë e Kosovës, me ç’rast shprehu falënderim dhe interesin që bashkëpunimi i deritashëm me këtë organizatë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ministri Rrahmani e njoftoj znj. Omar Gad, se reformën e filluar në shëndetësi, do të vazhdojë por, duke e monitoruar në detaje për të eliminuar elementet të cilat nuk përkojnë me avancimin e një sistemi të mirë shëndetësor.
“Ndër prioritetet kryesore në mandatin tim është, Sistemi i Sigurimeve Shëndetësore efikase dhe i barabartë për të gjithë banorët e Kosovës, ku presë një mbështetje dhe bashkëpunim nga të gjithë akterët që veprojnë në Kosovë, përfshi edhe organizatën UNICEF”, tha Ministri Rrahmani.

Znj. Omar Gad uroi ministrin Rrahmani për emërimin e tij, si ministër i Shëndetësisë, duke theksuar se misioni UNICEF-it në Kosovë, do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, me projekte të ndryshme që kanë qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat