Tabletat e gjumit dhe gripit, shkaktarë të harresës

Shëndetësia

Tabletat e gjumit dhe gripit, shkaktarë të harresës

Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:58

Përdorimi i tabletave të gjumit apo atyre kundër gripit mund të rrisin rrezikun e prekjes nga Alzheimer dhe demenca (harresa).
Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar së fundmi dhe i publikuar ditën e djeshme.

Më herët me demencën ishin lidhur edhe ilaçe të tjera që përdoreshin për të luftuar depresionin apo kontrollin e tensionit të gjakut.

Këto ilaçe kanë një efekt antikolinergjik i cili bën që të bblokohet një transmetues kimik, të cilin personat me Alzheimer e kanë me pakicë.

Ekspertët testuan 3 mijë e 434 persona mbi poshën 65-vjeçare për të parë efektet e përdorimit të medikamenteve antikolinergjikë si antihistamin difenhidramina për shtatë vjet.

Gjatë studimit, 637 prej tyre zhvilluan Alzheimer dhe 160 të tjerë forma të tjera të demencës.

Personat që përdornin doza të larta medikamentesh ishin 54 përqind më të ekspozuar nga forma të ndryshme të demencës.

“Ky studim ka vlerë pasi vërteton disa teori të hedhura më parë. Megjithëse na tregon se përdorimi i antikolinergjikëve mund të rrisë rrezikun nga demenca, për fat të keq nuk tregon se këto medikamente janë shkaktarët e demencës”, tha Simon Ridley, drejtues i këtij studimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat