Sirupi me hala pishe mbrojtësi ideal i mushkërive

Shëndetësia

Sirupi me hala pishe mbrojtësi ideal i mushkërive

Më: 27 janar 2015 Në ora: 07:33

Shurupi me hala pishe është një produkt i cili ka efekte mbrojtëse ndaj funksionit të mushkërive, problemet me rrugët e frymëmarrjes, inflamacionin e frymëmarrjes ose bronkitin. Përbërësit e tij janë gjithshtu një mënyrë e mirë parandaluese për të ftohurin dhe gripin si dhe forcon imunitetin.
Për të përgatitur një recetë të tillë na nevojitet që në fillim duhet të lajmë mirë halat e pishës dhe lërini në një peshqir të pastër të thahen. Është mirë t’i lini të paktën 24 orë dhe të filloni me përgatitjen.
Më pas në një kavanoz shtrojmë halat e pishës ku u hedhim një shtresë të hollë mjalti dhe përsëriteni këtë procedurë deri sa të mbeten 3-4 cm midis grykës së vazos dhe kapakut. Shtresa e fundit duhet të jetë mjaltë. Mbylleni kavanozin fort dhe lëreni në një ambient të ngrohtë.
Përzierja duhet të rrijë 40 ditë dhe kavanozi duhet të tundet mirë çdo ditë. Shurupi duhet konsumuar në një bazë ditore dhe disa lugë çaji në ditë në raste të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat