Të mirat shëndetësore të patates së ëmbël

Shëndetësia

Të mirat shëndetësore të patates së ëmbël

Më: 26 janar 2015 Në ora: 22:34

E hershme dhe ekzotike, ja të mirat shëndetësore të patates se ëmbël.
Patatja e ëmbël ose siç e ka emrin shkencor Ipomoea batatas, e ka origjinën në Amerikën jugore, e më shumë mundësi në Peru. Ajo është e pasur me fibra dhe me vitamina A, C dhe B6.

Ka disa ngjyra patateje të ëmbël duke filluar nga e bardha në ngjyre vjollcë e deri tek e verdha apo portokallia. Kjo e fundit përmban shume beta-karoten çka mbron sistemin kardiovaskular. Nga pikëpamja botanike, kjo lloj patateje dhe ajo që ne e përdorim zakonisht nuk vijnë nga e njëjta familje edhe pse nga pamja ngjasojnë.

Për shkak të përmbajtjes se Vitaminës C, patatja e ëmbël na ndihmon të luftojmë edhe plakjen qelizore. Mire është të konsumohet me gjithë lëkurë sepse ajo ka edhe më shumë të mira se pjesa e brendshme.

Pigmentimet e familjes se flavonoideve njihen për cilësitë antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Shumë studime të fundit kanë treguar se kjo patate mund të ulë rrezikun për kancer tek femrat që janë në para menopauze, ndërkohë që gjethet e saj ulin rrezikun për kancer të mushkërive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat