4 gjëra që nuk i dinit për duhanin

Shëndetësia

4 gjëra që nuk i dinit për duhanin

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:48

Përveç problemeve të shumta që sjell në shëndet, përfshirë ato me mushkëritë, me plakjen e parakohshme e shumë sëmundje të tjera, duhani, i cili me plotë gojën mund të thuhet se shkakton vdekjen, krijon edhe disa probleme të tjera që ndoshta nuk i dini. Ja cilat janë 4 prej tyre:
-Tek të gjithë personat mbi 30 vjeç, femra dhe meshkuj që konsumojnë në mënyrë të rregullt duhan, efektet e tij negative të dukshme, shfaqen nëpërmjet krijimit të rrudhave.
-Sa i takon anës estetike, veçanërisht të duarve, pirja e duhanit zverdh majat dhe rrëzat e thonjve.
-Duhani ndikon edhe në shqisën e të shijuarit duke e ulur ndjeshmërinë nga ushqimet dhe duke “prishur” shijen e gojës.
-Sa i takon rrudhave, duhani ndikon në zvogëlimin e nivelit të vitaminës A, e cila shkakton ndryshime të shumta në trupin e njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat