Çaj oriental që pastron organizmin nga parazitët dhe toksinat

Shëndetësia

Çaj oriental që pastron organizmin nga parazitët dhe toksinat

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:43

Një recetë e vjetër që përdoren për kurimin e 50 sëmundjeve të ndryshme dhe përmban erëza të mahnitshme orientale të cilat kanë vërtet veti shëruese si: shafrani i Indisë, xhenxhefili, kanella, kardamomi dhe karafili.
Që në kohët e lashta, shafrani i Indisë përdorej për të vjellat, pastrimin e trupit dhe largimin e parazitëve nga zorrët. Në ditët e sotme, është vërtetuar se ai ndihmon edhe në parandalimin dhe kurimin e tumorit dhe sëmundjeve mendore (humbja e kujtesës, etj.). Karafili nga ana tjetër, ndihmon në kurimin e infeksioneve të ndryshme, ndërsa xhenxhefili nxit qarkullimin e gjakut.

Përbërësit:

Gjysmë luge çaji xhenxhefil

Gjysmë luge gjelle kanellë

Gjysmë luge çaji karafil

Shumë pak cardamom (erëz aromatike aziatike)

1 ½ gotë uji

½ gotë qumësht

Pak mjaltë (sipas shijes)

Përgatitja:

Përziejini erëzat dhe mjaltin dhe shtojuni sipër ujin e vluar. Nëse erëzat nuk janë të thërrmuara lërini të ziejnë 5 minuta me ujin. Më pas shtojuni gjysmën e gotës me qumësht dhe mos e kulloni çajin. Ky çaj ju jep energji, ndihmon të pastroni trupin nga parazitët dhe toksinat, ndihmon për të ftohtët, imunitetin e dobët dhe shumë probleme të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat