Dietë ideale për të rënë në peshë

Shëndetësia

Dietë ideale për të rënë në peshë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:56

Pesha e tepërt dhe problemet që ajo shkakton në shëndetin tonë janë he elementët që ne herë pas herë duhet të shmangim.

Dr Walter Kempner është një studiues i cili rekomandon një dietë që përveçse na ndihmon të humbasim kilogramët e tepërt është një mënyrë e mirë për të ulur tensionin e gjakut, kontrollin e sheqerit në gjak, përmirësimin e shëndetit tek pacintët që vuajnë nga veshkat. Pjesë e kësaj diete janë;

Mëngjesi është gjithnjë i njëjtë një filxhan oriz i gatuar në ujë, pa kripë ose sheqer. Për shkak të shijes mund të shtrydhni pak lëng limoni dhe të shtoni pak vaj ulliri.

Dreka për 7 ditët e para një filxhan oriz, një filxhan groshë apo bizele, një copë bukë integrale. Përdorni më tepër erëza dhe më pak kripë. Deserti: pemë.

Darka për 7 ditët e para çdo ditë nga një filxhan oriz dhe 150 g mish pa yndyrë. Mishijn pos e kriposni, shtrydhini pak lëng limoni. Mund të hani një copë buke integrale.

Drekë për 7 ditët e dyta një filxhan oriz, një copë buke integrale.

Darka për 7 ditët e dyta: një filxhan oriz, një copë buke integrale. Java e tretë: ushqehuni sipas planit të javës së parë vetëm se i shtoni një rostiçeri qumështi mes drekës dhe darkës. Para se të aplikoni dietën konsultohuni me mjekun tuaj.

Një dietë e dshëndetshme që do ju ndihmojë të humbisni kilogramët e tepërt dhe të keni një shëndet të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat