Receta e duhur për tu ndjerë të ngopur

Shëndetësia

Receta e duhur për tu ndjerë të ngopur

Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:36

Uria është dhe problemi më i madh i cili na shkakton shpesh dhe shtimin në peshë, duke bërë që të humbasim linjat e duhura të trupit. Problemi që na shfaqet është i pakontrollueshëm dhe për këtë është e nevojshme që ju të kombinoni në mënyrë sa më të mirë "vrasësi" tuaj të urisë.

Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është e nevojshme që të përdorim këto produkt ushqimore.

Trangujt, sidomos ata turshi, janë një ushqim i detyrueshëm për ta vrarë urinë. Kjo “ëmbëlsirë” e thartë ulë sheqerin në gjak e me vetë këtë edhe zbut ndjenjën e urisë. Nëse një orë para shujtës që e keni parashikuar e ndjeni urinë, atëherë përcaktohuni për disa tranguj turshi.

Arrat dhe lajthitë janë ushqim i shëndetshëm për t’i konsumuar midis shujtave kryesore. Nëse konsumoni disa prej tyre, urinë nuk do ta ndjeni për një kohë, e nëse i kombinoni me disa ushqime të tjera, atëherë përfundimisht do ta arrini qëllimin për arritjen e linjës vitale.

Uji mineral është mënyra më e mirë për tu ndjerë të ngopur larg pijeve të tjera me gaz. Këtë pije me pak kalori mund ta kombinoni edhe me disa ushqime të lehta. Pini një gotë ujë mineral pas ushqimeve të grimcuara dhe në masë të madhe do ta largoni urinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat