Lëngjet e frutave nuk janë për përdorim të shpeshtë

Shëndetësia

Lëngjet e frutave nuk janë për përdorim të shpeshtë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 00:32

Nutricionistja britanike, Susan Jebb, e cila punon si këshilltare e qeverisë britanike, thekson se lëngjet e frutave nuk duhet konsumuar shumë shpesh sepse ato përmbajnë po aq sheqer sa edhe pijet e tjera joalkoolike.
Kjo nutricioniste nga Cambridge tha për “Sunday Times” se ajo edhe vetë e ka ndërprerë konsumimin e lëngut të portokallit dhe u këshillon edhe të tjerëve që ta bëjnë të njëjtën gjë, apo të paktën të pinë lëng të holluar.

Sipas saj, lëngjet e frutave nuk janë opsion i shëndetshëm, sidomos jo për konsum ditor.

“Lëngu i frutave nuk është njëjtë si fryti i paprekur dhe në të ka sheqer sa edhe në pije të tjera joalkoolike. Ai gjithashtu absorbohet shumë shpejt kështu që trupi juaj nuk e di nëse është lëng frutash apo pije e gazuar”, tha ajo.

Ajo shton se është relativisht e lehtë të ndërpritet pirja e lëngjeve të frutave, të pihen të holluara, ndërsa opsioni më i mirë në vend të tyre është konsumimi i frutave.

Mendimet e saj janë të ngjashme me ato që përfaqësojnë shkencëtarët amerikanë Barry Popkin dhe George Bray, të cilët lëngjet e frutave dhe frapenë i konsiderojnë rreziqe të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat