Arra për një kujtese më të mirë

Shëndetësia

Arra për një kujtese më të mirë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 22:13

Vetëm një grusht me arra në ditë mund të përmirësojë kujtesën, thuhet në një studim.
Të hash arra, përmirëson performancën e funksioneve konjitive të trurit, përfshi këtu memorien, përqendrimin dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit.

Studimi është kryer nga universiteti UCLA në Los Angeles.

Ata zbuluan se funksionet konjitive te personat që konsumojnë arra janë shumë më të mira, pavarësisht moshës, gjinisë apo etnisë.

Ky studim është ndër më të mëdhenjtë par arrën, cilësitë e së cilës njihen prej shekujsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat