Ja pse duhet të konsumojmë vaj peshku

Shëndetësia

Ja pse duhet të konsumojmë vaj peshku

Më: 24 janar 2015 Në ora: 09:17

Vaji i peshkut është një produkt ushqimor i cili ka shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë.

Vetitë e tij është shumë e vështirë ti gjesh në produkte të tjera ushqimore. Dobitë e shëndetshme të vajit të peshkut janë: Acidet yndyrore Omega 3 që ndodhen në vaj të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke ulur rrezikun e forcimit të enëve të gjakut dhe nivelin e triglicerideve.

Vaji i peshkut minimizon infeksionin e kyçeve dhe degjenerimin makular ( sëmundje e syve). Nuk rrit numrin e lipoproteinave . Është shumë i dobishëm sepse ekuilibron acidin yndyror omega 3 me atë omega 6. Kapsulat e vajit të peshkut nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit. Vaji i peshkut është një produkt i cili ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit të organizmi tonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat