Kurat e duhura për dhimbjen e veshit

Shëndetësia

Kurat e duhura për dhimbjen e veshit

Më: 24 janar 2015 Në ora: 00:30

Veshi është një organ i cili kërkon kujdesin e duhur. Shpesh ne priremi që të realizojmë pastrimin e tyre duke përdorur metoda nga më të ndryshmet, të cilat pa vetëdijen tonë mund të jenë problemi më i madh që mund tju shkaktojmë atyre.

Perpiquni të shmangni sa më shumë përdorimin e shkopinjve pastues të veshit pasi në vend që të lehtësoni mund të shkaktoni probleme të tjera. Më poshtë jepen disa mënyra se si ne të kujdesemi për dhimbjen e veshëve.

Nëse vuani nga dhimbja e veshit përpiquni që kur të dilni jashtë në kohë të ftohtë mbulojini mirë në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të ftohtin .

Vaji i karafilit është një produkt i cili zvogëlon dhimbjet, lageni pambukun me të dhe më pas vendoseni në veshin që ju dhemb.

Miell mustarde, tre lugë nga ky miell përzieni me ujë të ngrohtë, në një copë vendosni masën dhe mbajeni për 15 minuta në vesh.

Feta qepë të papërpunuar, pas veshit vendosni copë me feta qepe të papërpunuara dhe mbajini për 30 minuta, këtë veprim aplikojeni tre herë në ditë në mënyrë që të lehtësoni dhimbjet.

Këto janë disa forma të thjeshta se si ju mund të kuroni dhimbjet e veshit në kushte shtëpiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat