Ushqimet dietike për festa, për të mbajtur linjat

Shëndetësia

Ushqimet dietike për festa, për të mbajtur linjat

Më: 29 dhjetor 2014 Në ora: 00:44

Ekzistojnë disa pjata qe mund ti konsumoni për festa me pak kalori, mjafton te keni pak vëmendje dhe te dini te zgjidhni me te përshtatshmet pa hequr dore nga asgjë
Nuk është shaka, ekzistojnë disa ushqime dietike për festa te cilat ju lejojnë te kontrolloni linjat pa shume sakrifica, pa hequr dore nga asgjë gjate festave. Ndonjëherë mjafton te bëni edhe një zgjedhje me shikim ose te preferoni ushqime te cilët kane pak kalori si peshku etj. Te shohim tipologji te ndryshme te ushqimeve te cilat mund ti preferoni për te kontrolluar peshën.

Peshku

Ky është një nder ushqimet me dietik ne raste festash. Mund te zgjidhni çfarë te doni salmon, karkaleca, fruta deti lloje te ndryshme peshqish e rëndësishme është te mos i përzieni me salca te ndryshme. Ne disa vende përdoren dhe te marinuar te cilët janë shume te këshillueshëm. Perfekte janë dhe tartare te përgatitura me peshk ton apo salmon, gjithashtu krudot janë shume te preferueshme me pak limon dhe vaj. E rëndësishme është te mos e teproni me pjesën tjetër.

Mishi

Zakonisht për festa pjatat me mish ne furre apo te skuqur janë preference për pjesën me te madhe te njerëzve te cilët nuk i llogarisin se sa kalori përmbajnë ato. Por nëse nuk mund te hiqni dot dore prej tij mund ta konsumoni pa i shtuar asgjë tjetër.

Perimet

Janë gjithmonë aty për te na shpëtuar nga kilet e tepërta dhe nder ushqimet dietike për festa te cilat duhet te preferoni. Perse te mos zgjidhni perime te freskëta për te shoqëruar dreken apo mbrëmjet festive? Nga perimet e thjeshta deri tek lëngjet për aperitiv ku mund te krijoni pjata me te vërtet te mrekullueshme edhe nga ana vizuale. Perimet ju ngopin dhe evitojnë atë ndjenje te ngopjes qe nuk mund te rrini ulur ato kombinohen me te gjitha, mish, peshk etj perfekte janë edhe sallatat me përbërës te sezonit. E ekuilibruar dhe me shije te mire ju lejon te ushqeheni ne mënyrë korrekte.

Frutat

Sigurisht bakllavaja, kadaifi etj janë ëmbëlsirat tradicionale por nëse përdorni fruta te freskëta mund te përgatitni një sallate me fruta mbase dhe me fruta ekzotike, mango, avokado, papaja etj janë nder me te shpeshtat ne treg. Një frutë tjetër i kësaj periudhe është dhe shega është një frutë i mrekullueshëm për linjat dhe shume i shijshëm.

Ëmbëlsirat

Për fat te keq nder ushqimet dietike për festa nuk ka ëmbëlsira me mire nëse synoni për fruta te shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat