Efektet kuruese të vajrave esencial

Shëndetësia

Efektet kuruese të vajrave esencial

Më: 28 dhjetor 2014 Në ora: 22:03

Vajrat kanë një ndikim pozitiv përsa i përket lëkurës sonë. Nga përbërja që ato kanë shfaqet dhe efekti ndikues tek trupi ynë. Përveçse një ilaç i mirë për një lëkurë të butë vajrat kanë dhe funksion ndikues përsa i përket stresit, janë të këshillueshme për sëmundje të ndryshme si ekzema, alergjitë e ndryshme etj. Më poshtë janë listuar disa nga vajrat me veti të rëndësishme kuruese.

Vaji esencial i livandës ka veti antiseptike, antiinflamatore dhe shërben si një antibiotik natyral. Ai ka efekt qetësues, çlodhës, ndikon në sistemin nervor dhe është një kurë e mirë për të kuruar depresionin. Gjithashtu, ai ndihmon në procesin e shërimit të plagëve dhe në stimulimin e sistemit imunitar, duke mundësuar rigjenerimin e qelizave të trupit.

Vaji esencial “Tea Tree” është një vaj antibakterial i spektrit të gjerë, pasi lufton një gamë të gjerë bakteresh. Ai njihet gjerësisht për vetitë e tij antiinflamatore, antimykotike, antiparazitare dhe antivirale. Përdorimi i këtij vaji këshillohet veçanërisht për lëkurat me probleme (akne), si dhe ato të përziera, të yndyrshme.

Vaji esencial i kamomilit njihet për vetitë antiinflamatore dhe antiseptike. Ky vaj përdoret në mënyrë të veçantë për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, si akne, ekzema, për alergjitë e kështu me radhë. Gjithashtu, ky vaj ka efekt qetësues dhe çlodhës.

Vaji esencial i mentes ndihmon në qetësimin e dhembjeve për shkak të efektit mpirës dhe freskues. Përdoret për të kuruar sëmundje të lëkurës, si ekzema, akne, alergji e të tjera.

Është e këshillueshme që këto vajra të përdoren dhe nën kujdesin e mjekut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat