Studimi: Fëmija më i fortë nëse nuk i pritet kërthiza menjëherë

Shëndetësia

Studimi: Fëmija më i fortë nëse nuk i pritet kërthiza menjëherë

Më: 28 dhjetor 2014 Në ora: 20:18

Të pritet rreth tre minuta para se të presësh kordonin e kërthizës mund të kenë efekte pozitive në shëndetin e fëmijës.
Të pritet rreth tre minuta para se të presësh kordonin e kërthizës mund të kenë efekte pozitive në shëndetin e fëmijës dhe sidomos në nivelet e hekurit në gjak, duke ndihmuar të shmangen efektet e anemisë. Ky është rezultati i një hulumtimi suedez.

Deri tani është menduar gjithmonë se kordoni i kërthizës duhet të jetë i prerë në momentet e para pas lindjes për të shmangur rastet e verdhëzës, por studiuesit suedezë kanë treguar se shtyrja mund të jetë një terapi e shkëlqyer për rastet e anemisë.

Nga 400 foshnja në studim, në fakt, disave në mënyrë të rastësishme u është prerë kordoni i kërthizës brenda 10 sekondave pas lindjes, ndërsa të tjerëve pas 3 minutash. Fëmijëve të cilëve prerja u është bërë me vonesë, në moshën katër muajsh treguan nivele të larta të hekurit në gjak dhe episode shumë më pak të anemisë. Përveç kësaj, asnjë efekt negativ në lidhje me vonesën nuk u vu re në mesin e tyre..

Studiuesit shpjegojnë se vonesa e prerjes së kërthizës lejon të arrijë në mushkëri një sasi shumë më e pasur gjaku me oksigjen, duke lejuar që frymëmarrjet e para të foshnjës të jenë më të thella dhe duke sjellë rritjen e hekurit në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat