E vërteta e baktereve në sapun

Shëndetësia

E vërteta e baktereve në sapun

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 15:22

A është e vërtetë se bakteret në sapun mund të shkaktojnë sëmundje apo ndonjë infeksion në lëkurë!! Epo kjo në fakt varet nga sistemi imunitar i gjithsecilit.

Mikrobet, ka shumë të ngjarë të jetojnë në sapun, por është shumë e vështirë të shkaktojnë gjithmonë infeksione apo sëmundje. Në përgjithësi, njerëzit me një sistem imun të dobët, janë të vetmit që duhet të jenë tepër të kujdesshëm dhe të përdorin sapun të lëngët. Nëse jeni të shëndetshëm, trupi juaj nuk do të ketë asnjë problem nga bakteret apo mikrobet.

Ajo që duhet të bëni është që të shpëlani sapunin tuaj sa herë që ju duhet ta përdorni atë. Gjithmonë duhet që ta ruani në një vend të thatë, dhe jo të lagësht duke lejuar që të mos ketë lagështi për mikrobet, të cilat dynden atje. Nëse ju e ndani sapunin me anëtarët e familjes, ju nuk keni asgjë për t'u shqetësuar, pasi ju i ndani me njëri-tjetrin mikroorganizmat.

Banjat publike zakonisht kanë sapun të lëngëshëm, por në qoftë se ju e gjeni veten në një tjetër situatë, dhe nuk keni me se të lani duart, atëherë duhet t’i lani mirë ato me sapunin, të paktën 20-30 sekonda. Nëse i lani nga të gjitha anët, për një kohë të gjatë, bakteret kanë gjasa që të zhduken.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat