Mamografi mobil jashtë funksionit

Shëndetësia

Mamografi mobil jashtë funksionit

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 21:55

Ka vetëm një muaj që mamografia mobile u vu në shërbim të grave të cilat duan ta bëjnë falas kontrollin e gjirit.

Mirëpo, javën e kaluar këtij automjeti iu vodh kablloja e cila e kyç aparatin në rrymë.

Ajo u zëvendësua me një të ri, mirëpo tani është dëmtuar UPS-ja, pa të cilën nuk mund të funksionojë mamografi.

"UPS është një pjesë e cila i jep rrymë mamografit edhe pa të cilin nuk mundë të funksionojë, tani fatkeqësisht është jashtë funksionit, mirëpo shpresojmë që së shpejti të funksionalizohet dhe të vazhdojmë punën, nuk kemi asnjë informat se kur do të vinë ekipi për servisim", ka theksuar dr. Kreshnike Dedushi Hoti.

Sipas grave deputete, të cilat ishin iniciator për sigurimin e këtij mamografi, servisimi i tij është siguruar për dy vjet, mirëpo në këtë marrëveshje nuk përfshihen prishjet të cilat shkaktohen nga përdorimi i aparaturës.

"Është e paarsyeshme që vetëm pas një muaji pune ky mamograf i cili është shumë i rëndësishëm për të gjitha gratë të prishet. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që menjëherë të ndërmerren masat dhe të zbardhet rasti dhe të dihet shkaku", ka thënë Teuta Sahatçiu – Deputete e Kuvendit të Kosovës.

Se cilat janë shkaqet e prishjes së UPS-it, dhe se kur do të servisohet askush nga zyrtarët e QKUK-së nuk kanë dhënë përgjigje.
Nëse kjo prishje rregullohet, radiologët thonë se në janarin e vitit të ardhshëm, mamografi mobil do të shkojë edhe në komuna të tjera, mirëpo targat e regjistrimit të makinës ende mungojnë. Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat