Sa i rrezikuar është një fëmijë që pi alkool?

Shëndetësia

Sa i rrezikuar është një fëmijë që pi alkool?

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 20:22

Për fëmijët konsumimi i alkoolit përbën një rrezik të vërtetë për shëndetin.
Në fakt, nga ndërtimi dhe nga stadi i zhvillimi fizik dhe psikik, fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj efekteve të alkoolit edhe nëse ai merret me sasi të vogla. Në rast shkeljeje, pasojat mund të jenë dramatike. Për shembull, tek një vajzë apo djalë të moshës 12 vjeç, konsumimi i 10 birrave të njëpasnjëshme jep simptoma të rënda intoksimi dhe në raste të veçanta mund të shkaktojë dhe vdekjen.

Për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, lejohet konsumimi i verës dhe birrës në mjediset publike. Por nuk duhet lejuar konsumimi i rregullt dhe për më tepër nuk duhet abuzuar.

Në moshë të rritur konsumimi i dy gotave me pije alkoolike në ditë nuk ka rrezik për jetën. Për gratë rekomandohet një konsumim akoma më i moderuar.

Në moshën 45 vjeç konsumimi i alkoolit në sasi të vogla përshembull një gotë në ditë është rekomanduar për zemrën. Por sigurisht që nuk është e nevojshme të konsumosh alkool për të pasur një shëndet të mirë.

Moskonsumimi i duhanit, aktivitetet sportive, një ushqim i rregullt si dhe marrja në rregull e ilaçeve të dhëna nga mjeku, janë shumë më të efektshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat