Fëmijët mos i mbuloni dhe vishini shumë

Shëndetësia

Fëmijët mos i mbuloni dhe vishini shumë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:27

Ti mbulosh shumë, ose ti veshësh trashë fëmijët edhe në ambiente të mbingrohura si në shkollë apo në shtëpi, është një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit gjatë dimrit.

Kjo gjë i vendos më në rrezik për tu ftohur.
Zëvendëspresidenti i Shoqatës italiane të Pediatrisë, Alberto Villani tregon se cilat janë sjelljet e duhura dhe ato që duhet të evitohen, për të garantuar një stinë të ftohtë por sa më të shëndetshme.

“Nuk ka nevojë për ilaçe magjike, por rregulla të mira – shpjegon mjeku – që respektojnë ritmet e fëmijës dhe garantojnë një stil jete të shëndetshëm”.
E para gjë që duhet, tu garantojmë një numër orësh të caktuar për të fjetur, të paktën 10 deri në 12 orë.

“Nëse në mëngjes duhet të çohet në orën 7, nuk mund të shkojë në shtrat në orën 23:00. Është thelbësore që të mos hajë jashtë vaktit, por këto vakte të jenë të bollshme. Përpiquni tu siguroni 4-5 racione me fruta e perime, ndërmjet vakteve bazë”, thotë pediatri Villani.
Kurrë mos i mbuloni shumë, vishini në mënyrë të tillë që të jenë të mbuluar mirë në ambient të jashtëm dhe të ftohtë dhe më lehtë kur të jenë në ambient të brendshëm.

Sigurisht edhe mbajtja e një higjiene të mirë totale, përveç dhëmbëve dhe hundës, është e rëndësishme që fëmijët të luajnë në ambient të hapur 2-3 herë në javë dhe të mund të ecin. Shpeshherë prindërit vuajnë nga fëmijët e tyre, pa qenë në gjendje të mbajnë frenat e raportit, por duhet të jenë ata që vendosin rregullat, duke u edukuar sjellje të denja dhe duke respektuar ritmin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat