Vaji i ullirit – “ari i lëngshëm” për jetëgjatësi

Shëndetësia

Vaji i ullirit – “ari i lëngshëm” për jetëgjatësi

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:15

Vaji i ullirit është aleati më i mirë e njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet e para në listë nga dhjetë gjërat ushqimore më të shëndetshme për organizmin njeriut, dhe për këtë shkak e quajnë “ar i lëngshëm”. Lëngu natyral i vajit të ullirit është eliksir i shëndetit dhe jetëgjatësisë.

Njerëzit që jetojnë në vendet bregdetare shumë kohë më parë përdorin vajin e ullirit në ushqimet e veta dhe shumë më pak kanë probleme kardiovaskulare, gjakderdhjes në tru dhe sëmundje maligne në organet e tretjes, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë hulumtime.

Në kohërat e sotme në Spanjë përdoren disa përbërës të vajit të ullirit për të lyer bukën e që janë të dobishme kundër plakjes.

Vaji i ullirit përmban thartirë të yndyrës të pashtrydhshme, lecitin, polifenol dhe vitamin A, D E dhe K. Përbërësit shërues të vajit të ullirit rrjedhin para së gjithash thartirë të yndyrshme të pashtrydhshme dhe antioksidant.

Hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti i Filadelfias ka treguar se vaji i ullirit përmban përbërës të njëjtë si edhe brufeni, përafërsisht si ibuprufen, që do të thotë se doza ditore e vajit të ullirit do të ndihmonte tek të sëmurët me reumë dhe sëmundje të zemrës, si dhe do të ndihmonte në dhimbje të ndryshme.

Më së miri është të përdoret vaji i ullirit extra i virgjër, i cili bëhet para se të bluhet ullinjtë në mulli apo të shtrydhën, përkatësisht që bëhet në mënyrë natyrale. Më i mirë është kur përdoret i thatë nëpër sallata dhe perime, ku edhe realizohet efekti i tij i plotë, ndërsa kur fërgohet efekti i tij vjen e zvogëlohet. Këshillohet që të përdoret sa më shumë në ushqim për të rritur dhe fëmijë. Ndërsa lista e përbërësve shërues që përmban me të vërtet është shumë e gjatë.

Antioksidant natyral: Vitaminat dhe provitaminat: (A dhe E) mineralet siç është seleni, më pas fenoli në vaj të ullirit i cili paraqet antioksidant natyral. Këto i mbrojnë qelizat nga stresi oksidues, oksigjeni aktiv dhe radikalëve të lirë.

Zvogëlon kolesterolin: Vaji i ullirit ndikon në zvogëlimin e mbledhjes së kolesterolit dhe rregullon marrëdhënien LDL dhe HDL të yndyrës dhe kështu bien deri tek shumimi i yndyrës së ‘mirë’ (HDL) ndërsa zvogëlon yndyrën e ‘keqe’ (LDL).

Mbron zemrën dhe trurin: Vaji i ullirit zvogëlon mundësin e të sëmurit nga kanceri i zorrëve dhe gjirit. Femrat që përdorin vaj të ullirit për 45 për qind janë më të mbrojtura për të fituar kancer të gjirit. Në vende bregdetare ku konsumimi i vaji të ullirit është më i madh, janë shumë më të ulëta paraqitjet e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, vezoreve dhe gjëndrave.

Trakti i tretjes: Lehtë tretet dhe ka rol mbrojtës në traktin digjestiv. Lukthi i njeriut shumë më lehtë e pranon vajin e ullirit nëse e krahasojmë me yndyra të tjera. Shumë mirë ndikon në organet e tretjes. Ndihmon tek gastriti dhe i thati. Rregullon sekrecionin biliar dhe enizmat e pankreasit dhe parandalon formimin e gurëve në kanalet e tëmthit. Parandalon degjenerimin yndyrorë në mëlçi. (asteatoza).

Diabeti: Zvogëlon rrezikun e të sëmurit nga diabeti dhe i ndihmon të sëmurët nga diabeti që përdorin insulin të mos vijë deri tek ndonjë komplikim.

Dobësim: Ndikon në ndarje të barabartë dhe në humbje të shtresave të yndyrshme.

I dobishëm edhe në kozmetikë: Përdoret si përbërës i rëndësishëm në preparatet kozmetike, të cilat kanë për qëllim ruajtjen nga dielli, mirëmbajtjen e lëkurës së thatë, heqjen e pasojave nga djegia dhe të shenjave. Vaji i ullirit është përbërës antiaging i shkëlqyeshëm i cili ju ofron jetëgjatësi. Është shumë i mirë për ten sepse nga ajo nxjerr në pah shkëlqimin e shëndetshëm , ndërsa flokët i bën të shkëlqyeshëm dhe të mahnitshme.

Vaji i ullirit mundëson edhe mbrojtje nga helmimi. Gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, nëse nxehet dhe masazhohen vendet ku ju dhëmbin. Ndikon edhe në hemorroide, kallje të mushkërive, sëmundje të lëkurës, ekzemë, psoriazë dhe infeksione kërpudhale duke përfshirë edhe likenet.

Për të gjitha këto mos lejoni që kuzhina juaj të mbetet pa këtë artikull ushqimor.

Faktet:

-Nuk ka kolesterol dhe përmban 77 për qind acid yndyror të pangopur.

-Nuk ka luten dhe nuk ka kripë

-Përafërsisht të gjitha yndyrat kanë kalori të njëjtë, por për shkak të erës që ka vaji i ullirit ai përdoret në sasi më të vogël

-Një lugë ju jep 8 për qind sasi të nevojshme të vitaminës E.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat