Përqafohuni! Është shëruese

Shëndetësia

Përqafohuni! Është shëruese

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 00:29

Një përqafim mund të jetë dhurata më e mirë për ju në këto Krishtlindje!

Sipas studiuesve një përqafim i ngrohtë mund të çlirojë stresin dhe gjithashtu t’iu mbrojë nga një sërë infeksionesh.

Sa më shpesh të përqafohemi aq më shumë përfitime shëndetësore do të kemi.

Studiuesit nga Universiteti Carnegie Mellon në SHBA pyetën më shumë se 400 persona lidhur me konfliktet e përditshme dhe suportit që merrnin.

Më pas i ekspozuan ndaj një virusi gripal dhe i vendosën në karantinë.

Rezultatet treguan që njerëzit që ishin më të mbështetur nga familjarët e tyre kishin më pak gjasa që të infektoheshin nga virusi.

Përqafimet ishin përgjegjëse për më shumë se 1/3 e efekteve mbrojtëse.

“Të përqafohesh nga një person i dashur nuk ka vetëm përfitime emocionale. Gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin tuaj dhe të rrisë imunitetin ndaj një sërë infeksionesh”, tha Sheldon Cohen, drejtuesi i këtij studimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat