Ja si të humbni peshë duke fjetur

Shëndetësia

Ja si të humbni peshë duke fjetur

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 23:25

A e dini se edhe duke fjetur mund të humbni kilogramët e tepërt? Si? Mësojeni.
Flini në ambiente të ftohta

Sipas një studimi të fundit, fjetja në një temperature të ulet mund të djegë dhjamin gjatë gjumit. Në fakt, i ftohti rrit rezervat e dhjamit ngjyrë kaf, i cili është i mirë për organizmin dhe e ngroh trupin duke djegur dhjamin e keq në pjesën e barkut.

Fikeni dritën

Sipas një studimi, fjetja me dritë ndezur mund të nxitë shtimin në peshe. Ata që flenë në errësirë kanë 21% më pak rrezik të bëhen obezë.

Mbani larg aparatet elektronike

Shumë studime tregojnë se aparatet elektronike që ndodhen në dhomën tonë të gjumi, na ndalojnë të dobësohemi. Fëmijët që flenë në një dhome me dritën e televizorit apo që kanë pranë një kompjuter, nuk bëjnë gjumë të mirë. Ata që kanë telefona, tableta, etj kanë 1,47 herë më shumë mundësi të humbasin në peshë sesa të tjetër që flenë në një dhome pa aparate elektronike.

Bluja ndërpret oreksin

Nëse McDonald'a apo Fast Food-e të tjera zgjedhin për dekor ngjyrën e kuqe, ka një arsye. Kjo ngjyrë në fakt nxit oreksin. Nga ana tjetër, bluja na nxit të mos kemi uri dhe për pasojë do mund të bëjmë një gjumë më te qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat