Gabimet më të shpeshta në tualet

Shëndetësia

Gabimet më të shpeshta në tualet

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 21:08

Bakteriet dhe viruset janë problemet kryesore që mund të hasen në tualet. Duke marrë parasysh se taualeti përdoret shumë herë gjatë ditës, duhet patur kujdes dhe me gabimet që kryhen pa dashur.

Gabimet më të shumta janë vënë re gjatë periudhës që kryhen udhëtime ku mund të merren më lehtësisht infeskionet apo irritimet.


1.Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në tualet

Harxhimi i një kohe të madhe në tualet përgjatë kohës që jeni duke naviguar në Facebook, Twitter etj, është një ndër veprimet që tanimë është kthyer në rutinë, por që nuk është aspak i mire.


2.Përdorimi i letrës higjenike

Mjekët nuk e këshillojnë shumë përdorimin e letrës higjenike, pasi mund të krijojë inflamacion dhe kruarje.

3.Tharsja e duarve
Një studim i fundit ka gjetur se tharsja e duarve në tualet përhap 27 herë më shumë mikrobe se peshqiri apo letrat. Shkencëtarët gjetën mikrobe në ajër tek 2 llojet e tharseve të duarve, 15 minuta pas përdorimit të saj.

4.Fshirja në drejtim të gabuar
Mjekët këshillojnë kujdes absolut për fshirjen, sidmos tek gjinia femrore. “Gjithmonë fshij nga para dhe më pas mbrapa”, thotë Alyssa Dweck. Fshirja nga mbrapa në para mund të sjell bakteret drejt uretrës dhe rrit shanset e një trakti urinar.


5.Pastrimi i tepërt me produkte të pakëshilluara

Është e rëndësishme përzgjedhja e produkteve për higjenën e personale të femrës. “Organi gjenital nuk ka nevojë të pastrohet tepër dhe të rikfreskohet me çdo produkt, të cilat në fakt mund të prishin ekuilibrin e pH normal dhe të çojnë në kruarje, acarim dhe skuqje të lëkurës”, thotë Dweck.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat