Mos e nënvlerësoni kaliumin

Shëndetësia

Mos e nënvlerësoni kaliumin

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 08:43

Mos e nënvlerësoni kaliumin, ndihmon në funksionimin normal të trurit, nervave, zemrës dhe muskujve.

Parandaloni goditjet cerebrale me kalium

Kaliumi ka një rol kyç për shëndetin tonë. Ai është pjesë e çdo qelize në trup dhe jeta pa të do të ishte e pamundur. Kaliumi nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ai ndihmon në funksionimin normal të trurit, nervave, zemrës dhe muskujve. Është tejet e rëndësishme të merrni sasinë e duhur të kaliumit çdo ditë për t’u ndjerë mirë si dhe për të parandaluar sëmundjet kronike.

KALIUMI MBRON ZEMRËN DHE TRURIN

“Kaliumi në dietë ul tensionin e gjakut. Tensioni i lartë i gjakut është një rrezik madhor për sulme në tru dhe sëmundje kardiovaskulare”, thotë Laërence Appel nga Institucioni Mjekësor “Johns Hopkins”. Appel, që ka studiuar efektet e dietës për uljen e tensionit të gjakut, thotë për “ëebMD” se kaliumi ul tensionin e gjakut duke kontribuar në fleksibilitetin e arterieve, si dhe duke ndihmuar trupin të nxjerrë tepricat e sodiumit. Ky i fundit nxit mbajtjen e lëngjeve në trup, që mund të rezultojë në rritjen e tensionit të gjakut. Kaliumi ndihmon në shëndetin e kockave, po ashtu redukton rrezikun e formimit të gurëve në veshka.
Kaliumin e gjejmë në sasi të konsiderueshme tek banania, fiqtë e thatë, qumështi, peshku, zarzavatet me gjethe jeshile, kosi etj.
Kaliumi është jo vetëm thelbësor për zemrën dhe flukset nervore, por luan edhe një rol të rëndësishëm në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës. Nëse keni probleme me ngërçet duhet të konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë kalium.

NEVOJAT DITORE PER KALIUM

Sipas American Dietetic Association sasia e nevojshme ditore e kaliumit është 4700 miligramë, që është rreth dyfish më pak se sa në të vërtetë shumica prej nesh konsumojmë. Ndërkaq, problemi është si mund ta sigurojmë këtë sasi, kur gjatë një dite nuk duhet të marrim më shumë se 2 mijë kalori. Një zgjidhje e shpejtë mund të ishte marrja e një suplementi, por kjo nuk këshillohet pasi suplementët janë të prodhuara në laborator dhe janë thjesht sintetike. Trupi i njeriut njeh dhe përthith më mirë vitaminat dhe mineralet që vijnë nga ushqimet natyrale.
Mungesa e kaliumit në ushqimin ditor mund të prishë ekuilibrin acid/bazik në trup, gjë që do të çonte në dhimbje kockash, formimin e gurëve në veshka dhe rritje e tensionit të gjakut; mungesa e kaliumit çon në kontraktim muskujsh, dobësi, konfuzion dhe humbje oreksi. Nëse niveli i kaliumit ka rënie të menjëhershme, atëherë mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe në disa raste mund të jetë fatale.
Megjithëse marrja mbi normën e lejuar e kaliumit gjatë një dite është pothuajse e pamundur, teprica e tij mund të çojë në arrest kardiak dhe deri në vdekje; ata të cilët kanë probleme me veshkat ose probleme të tjera dhe marrin suplement kaliumi janë ata të cilët rrezikohen më shumë nga niveli i lartë i gjakut. Për këtë përpiquni t’i përmbushni kërkesat ditore për kalium me anë të ushqimit të përditshëm.

KUR KALIUMI NUK FUNKSIONON
Nëse konsumoni të gjitha ushqimet që kanë kalium dhe përsëri keni mungesë kaliumi, atëherë jeni duke përdorur shumë kripë.
Kripa e tepërt prish ekuilibrin midis natriumit e kaliumit dhe për pasojë shfaqet hipertensioni, shqetësime kardiake apo cerebrale, humbje të kalciumit, gurë në veshka apo osteoporozë.
Përveç frutave dhe perimeve edhe çokollata është një burim i mirë kaliumi.

DISA USHQIME QË PËRMBAJNË KALIUM:
•Frutat si papaja, bananet, futat e thata (rrushi, kumbulla hidet etj),
•Perimet si spinaqi, patatja e ëmbël, kërpudhat, lakra kineze bok choy, domatet etj.
•Fasulet dhe thjerrëzat përmbajnë nivel të konsiderueshëm kaliumi
•Kosi dhe qumështi pa yndyrë
•Peshku, salmoni, sardelet etj.

SA KALIUM PERMBAJNE
Një filxhan me portokall dhe qitro përmban 500 mg kalium.
Një banane ka 450 mg kalium
Një filxhan me fasule përmban 1000 mg kalium
Patatet e pjekura afro 900 mg
Një filxhan spinaq i gatuar ka 840 miligramë
Një domate përmban 290 miligramë
Një filxhan dredhëza ka 460 miligramë
Kajsia e thatë – 1.800 miligramë
Thjerrzat – 1.200 miligramë
Kumbulla e thatë – 840 miligramë
Hurma Arabie – 480 miligramë

Përse na mungon kaliumi?
Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit permes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky cekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërcet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.

Balanca kalium-natrium
Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepër të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mirë do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2.5 g në ditë. Duhen shmangur sallamrat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj. Së pari duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë kalium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat