Vera, një kurë efikase kundër plakjes

Shëndetësia

Vera, një kurë efikase kundër plakjes

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 13:44

Pas një ditë të lodhshme dhe stresuese nuk ka qetësues më të mirë se një gotë verë, apo dy. Por nga vera mund të kemi edhe shumë përfitime të tjera, siç është për shembull ngadalësimi i plakjes.

Lajmi i mirë është që vera është një kurë shumë efikase kundër plakjes, por lajmi i keq është që nuk duhet pirë, por duhet të lahemi me të.

Antioksidantët e gjetur në verë luftojnë dhjetë herë më shpejt rrudhat se vitamina E. Megjithatë kjo është një kurë e kushtueshme. Për të bërë një banjë mesatare nevojiten të paktën 100 shishe verë.

Kate Battersby ka provuar trendin e ri kundër plakjes dhe thotë se është mjaft efektiv. Vera ruan një shëndet të mirë dhe në të njëjtën kohë eliminon dhjamërat dhe yndyrnat.

Të lahesh në verë ndoshta mund të duket e çuditshme por vinoterapia studiohet prej më se 20 vitesh nga mjekësia. Megjithëse shumë njerëz do të dëshironin të aplikonin këtë terapi, nevojiten minimumi 200 dollarë nga vera më e lirë për të përgatitur një banjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat