Vetitë kuruese të çajit xhenxhefil

Shëndetësia

Vetitë kuruese të çajit xhenxhefil

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 00:40

Xhenxhefili është një nga erëzat më të përdorura në botë, ai ka veçori të mrekullueshme mjekuese. Ne duhet që të kujdesemi që ta konsumojmë çdo ditë atë në formë çaji. Çaji i xhenxhefilit përdoret për lehtësimin e një sërë të sëmundjeve, ndërsa përbërësit tjerë si mjalti, limoni ose portokalli mund ta përmirësojnë shijen e çajit, por edhe shërueshmërinë e tij.

Disa nga vetitë lehtësuese që na sjell ky çaj janë;
Lehtëson simptomat e të përzierave, ai është i këshillueshëm dhe për gratë shtatzana.

Përmirëson qarkullimin
Vitaminat, mineralet dhe aminoacidet në xhenxhefil përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut, si dhe parandalon grumbullimin e shtresave në arterie dhe redukton ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktin.

Lehtëson migrenën
Xhenxhefili është shumë efektiv në lehtësimin e dhimbjeve nga migrena. Një filxhan çaj me xhenxhefil redukton ndjeshëm inflamacionin kronik në trup, i cili është faktori kryesor për shfaqjen e migrenës.

Zvogëlon nivelin e stresit
Çaji i xhenxhefilit ka një efekt qetësues në trup dhe mendje. Ai mund ta reduktojë nivelin e stresit dhe ta lehtësojë shtypjen. Vetëm një filxhan çaj mund ta përmirësojë ndjeshëm gjendjen shpirtërore. Lë një ndjenjë freskie dhe qetësie për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat